Telenews

Pretendimi i një qytetari të Ferizajt, ja çfarë thotë se kishte parë disa orë para tragjedisë

Një qytetar nga Ferizaji pretendon se ka qenë dëshmitar i një ngjarje që sipas tij i ka paraprirë vrasjes në Ferizaj.
Agon Zhinipotoku ka bërë një shkrim në Facebook lidhur me ngjarjen, e që më pastaj e ka fshirë atë.
Ai në shkrimin e tij nuk e bënë të qartë nëse e ka parë dorasin apo viktimën të plagosur rreth orës 19:25 në qytetin e Ferizajit, diku pesë orë para se të ndodhë ngjarja tragjike ku Gazmend Hyseni mbeti i vrarë.
Ky qytetar ka thënë se ka lajmëruar policinë disa herë por që sipas tij s’kanë reaguar.
“Dje kam qene deshmitar aty: Merrni kamerat e sigurise tek posta e madhe, aty qendron per gjysme ore qe i dilte nga koka gjaku pa ndale. Nese jane pamjet e kamerave afrohem dhe i them “Hajde shkojna ne emergjence se prej gjakderdhjes qe ki vdes”, ka shkruar nder te tjera ai.

Gazmend Hyseni, 30-vjeçar është vrarë sot në Ferizaj. I dyshuar për vrasje është bashkëmoshatari i tij, Qëndrim Januzi, i cili është vëllai i reperit Buta. Raportohet se viktima dhe i dyshuari për vrasje deri viteve të fundit kanë qenë shokë të ngushtë
Sipas komunikatës së Policisë, i dyshuari ka refuzuar urdhrat verbal të Policisë, derisa me pistoletë në dorë iu kthehet zyrtarëve policor. Një prej policëve, më pas e ka përdorur armën zyrtare me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit.
“Afër vendit të ngjarjes, një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare,  kanë vërjetur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhëra verbal ” ndal policia”  që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhërat e policisë. I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që, në një moment i kthehet zyrtarëve policor dhe njeri zyrtar policor, për ta shmangur rrezikun  e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit zyrtare , me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit”, ka njoftuar Policia pas vrasjes.
 

Të ngajshme

Haxhiu takon ministrin belg flasin për anëtarësimin në BE, KiE dhe NATO

Blearta

Zjarr në një punëtori në Ferizaj, lëndohet një person

Blearta

NASA: Asteroidi “Zoti i kaosit” do të kalojë pranë Tokës pas 3 vjetësh

Blearta