Edhe pse rastet e lëndimeve të punëtorëve në vendet e punës nuk janë të rralla, kushtet nëpër kompanitë private po vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti punëtorët. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë, në firmën ‘Oni Diamond’ në rrugën “Besim Shala” në Prizren, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se një punëtor 24-vjeçar është lënduar teksa ka qenë duke punuar, kur për një moment një makinë prerëse i ka rënë në këmbë, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Sipas të njëjtave burime, i riu ka pësuar frakturë të gishtave të njërës këmbë dhe po vazhdon të marrë trajtim mjekësor në spital.