Telenews

PRIZRENI 16 E MPOSHT GOLDEN EAGLE YLLIN

Prizreni 16 e ka mposhtur Golden Eagle Yllin në kuadër të xhiros 24 në ArtMotion Superligën e Kosovës.
Ekipi bardhezi ka triumfuar ndaj therandasve me shifrat e përgjithshme 82-91.
Rrjedha e ndeshjes ishte shumë interesante me mysafirët që fituan periodën e parë ngushtë 13-16, derisa i dyti i takoi Yllit që e fitoi atë 22-15 dhe shkoi në pushim mes pjesëve me rezultatin 45-41.
Në pjesën e dytë, Prizreni 16 ishte fantastik në çerekun e tretë duke e fituar thellë atë 9-26 dhe kjo në fund e bëri dallimin pasiqë Ylli edhe pse e fitoi çerekun e fundit (28-24) nuk mjaftoi për përmbysje e fitorja në fund ju takoi bardhezinjëve.
Darrell Davis si zakonisht shkëlqeu edhe sot te Prizreni 16 me 24 pikë e 9 asiste, derisa u ndihmua edhe nga Xavier Cannefax me 20 pikë, Robert McCoy me 18 e Altin Morina me 14 sosh.
Te Ylli nuk mjaftuan assesi për fitore, Mikaile Tmusiq me 16 pikë, Malcolm Grant me 15, Gëzim Morina me 13, Erjon Kastrati me 12, Henrik Shirko me 11 e Ardit Pepaj me 10 sosh.
Pas 24 xhirove, Prizreni 16 gjendet i 4-ti me 38 pikë, 14 fitore e 10 humbje, derisa Ylli vazhdon të mbetet i pari me 42 pikë, 17 fitore e 8 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Prizreni 16 luan me Dritën e Ylli i shkon Sigal Prishtinës.

Të ngajshme

Kombëtarja e Shqipërisë shënon fitore në udhëtim te Gjeorgjia, rriten shanset për vendin e parë

KushtrimGuraj

Kosova synon fitore me shumë gola ndaj Qipros

Erzana Fazliu

Shqipëria publikon formacionin startues ndaj Gjeorgjisë

Erzana Fazliu