Telenews

Projektligji për Trustin nuk procedohet në seancë as këtë javë, por ka një pajtim për…

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka dështuar të vendosë për seancën e radhës paralamentare për shkak të mungesës së kuorumit.
Pas mbledhjes, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se është arritur pajtimi që në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë, të hënën e ardhshme, do të vendoset për seancën e re.
Ai tha se të hënën e ardhshme po ashtu do të caktohet për seancën në të cilën do të trajtohet çështja e Trustit.
“U dakorduam që ditën e hënë, të hënën e adhshme, do ta përcaktojmë rendin e ditës për seancën e radhës në të cilën do të trajtohet pika për çështjen e Trustit”, tha ai.

Të ngajshme

Eklipsi diellor LIVE: Ndiqeni transmetimin drejtpërdrejt

Rrezarta Ramaj

Eklipsi diellor po afron: Ja si t’i mbroni sytë nga dëmtimet

Rrezarta Ramaj

Krejt çka ndodhi sot në Kuvend: Përplasje PDK-Aleancë me LVV-në, tensionet eskalojnë gati edhe fizikisht

Rrezarta Ramaj