Telenews

Prokuroria dërgon në mbajtje gruan që i sulmoi fizikisht gazetaret në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas hetimeve dhe grumbullimit të provave shtesë, si dhe pas riintervistimit të njërit nga të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka vendosur të dërgojë në mbajtje M.B., e dyshuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, sipas KPRK-së.

E dyshuara është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa është intervistuar edhe një person i dyshuar i përfshirë në këtë rast.

Po ashtu, në këtë çështje penale janë marrë deklaratat e palëve të dëmtuara dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime të tjera hetimore.

Sulmohen fizikisht dy gazetare në Prishtinë, AGK: Urgjentisht të merren masa nga organet e drejtësisë

source

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 23 shtator

Rrezarta Ramaj

Kurti takon Kallasin: Gjykimi s’ka përfunduar, Kosova do të angazhohet që verdikti të korrigjohet në Apel –

KushtrimGuraj

E rëndë në Prishtinë: 11-vjeçarja goditet nga një Mercedes, përfundon pa vetëdije në QKUK – shoferi ndalohet për 48 orë –

KushtrimGuraj