Telenews

Pse duhet të vendosni ujë me limon në furrë?

pse-duhet-te-vendosni-uje-me-limon-ne-furre?

Ka shumë mundësi që e përdorni shpesh në kuzhinën tënde, por nuk e ke vënë re se me kalimin e kohës është bërë gjithnjë e më pis.

Po flasim për derën e furrës, e cila shpesh mbulohet me yndyrë dhe papastërti, aq sa një ditë mund të zbulosh se nuk shikon më përmes saj.

Por mos u shqetëso! Nuk ke nevojë të blesh produkte të shtrenjta për pastrim. Sipas ekspertëve të pastrimit, një limon i thjeshtë mund të bëjë mrekulli.

Limonët kanë veti antibakteriale dhe pastruese, prandaj konsiderohen si një lloj “zbardhues natyral”. Uebfaqja Oven Clean shpjegon:

“Kur jeta të jep limonë, përdori për të pastruar furrën!”.

Ata thonë se acidi citrik në limon vepron si pastrues natyral dhe shton shkëlqim tek pajisjet. Madje, me pak kripë, mund të shmangësh shumë nga produktet kimike të zakonshme në shtëpi.

Si të pastroni furrën me limon:

Mbush një enë që mund të futet në furrë me ujë;

Merr 1 ose 2 limonë (ose limeta), priti përgjysmë dhe shtrydhi në enën me ujë;

Vendose enën në furrë;

Mbylle derën dhe ndiz furrën;

Kur uji të fillojë të vlojë, fik furrën dhe mos hap derën;

Lëre avullin të qarkullojë ndërsa furra ftohet.

Të ngajshme

Mos i thani rrobat mbi ngrohëse në dimër – ja pse i dëmtoni

Valjeta Turkaj

Çka tregon për juve ngjyra e veshjes në një intervistë pune

Erzana Fazliu

Viti i ardhshëm do të jetë i pafat për këto 3 shenja Horoskopi

KushtrimGuraj