Telenews

Publikohen fotografitë nga ardhja e Thaçit në Kosovë

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjendet në Kosovë.

Telenews.al mëson se arsyeja e ardhjes së tij është për ta vizituar nënën e tij, e cila ditë më parë kishte edhe probleme shëndetësore.

Thaçi nën masa të ashpra të sigurisë ka shkuar në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt, pasi nënës së tij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Ai aty gjendet nga ora 12:30.

Bëhet e ditur se Thaçit i është lejuar t’i takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes.

Nëna e ish-presidentit  Hashim Thaçi, ishte liruar ditë më parë nga QKUK-ja, ku ishte trajtuar pesë ditë radhazi.

Ajo, tani është duke u trajtuar nga mjekët në kushte shtëpiake.

Hashim Thaçi pritet që gjatë ditës të kthehet në Hagë.

Telenews.al ju sjell fotografitë e bashkangjitura.

Thaçi

Hashim Thaçi

Të ngajshme

Pse të moshuarit zgjohen herët?

Rrezarta Ramaj

Rama rreth kandidaturës për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

Rrezarta Ramaj

“Kosova e dyta në Evropë”, APK me sukses në inovacionin anti-korrupsion

Rrezarta Ramaj