Telenews

PUTIN I THOTË MACRONIT SE GRANATIMET DO TË NDALEN, VETËM KUR MARIUPOLI TË DORËZOHET

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se bombardimi i qytetit të rrethuar ukrainas të Mariupolit do të përfundojë vetëm kur trupat ukrainase të dorëzohen.
Putin i bëri komentet gjatë një bisede telefonike njëorëshe me presidentin francez Emmanuel Macron të martën mbrëma, tha Kremlini në një deklaratë.
Por zyrtarët francezë thanë se lideri rus kishte rënë dakord të shqyrtonte planet për evakuimin e civilëve nga qyteti, raporton BBC.
Ky zhvillim vjen pasi fotot e reja satelitore treguan shkatërrimin e shkaktuar nga granatimet.
Imazhet e publikuara nga kompania e vëzhgimit të Tokës Maxar, treguan se zonat e banuara janë kthyer në gërmadha.

Të ngajshme

Rubio thotë se Irani ka rënë dakord të diskutojë për aspektet e programit të tyre bërthamore

Rrezarta Ramaj

Zyra e Presidentes: BE-ja nuk e ka injoruar ftesën për vëzhgimin e zgjedhjeve të 7 qershorit

Rrezarta Ramaj

Osmani fton qytetarët të bashkohen në tubimet e sotme në Mitrovicë, Istog, Prishtinë e Lipjan

Rrezarta Ramaj