Telenews

QEVERIA PËR RASTIN BERISHAJ: JAPIM LLOGARI MBI TË VËRTETAT E DËSHMUARA

Qeveria e Kosovës i ka adresuar akuzat ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, duke thënë se ato po ndodhin në kuadër të një gare elektorale në një shtet tjetër, andaj duhet pasur kujdes sa i përket vërtetësisë së tyre.
“Ambasadori ynë në Kroaci, Martin Berishaj, i ka mohuar akuzat e bëra në drejtim të tij, duke paralajmëruar po ashtu edhe padi ndaj mediumit slloven, që ka bërë një raportim të tillë. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj pretendimeve që përveçse janë mohuar nga ambasadori, po bëhen në kuadër të një gare elektorale në një vend tjetër”, ka shkruar zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, në Facebook.
Kryeziu ka thënë që qeveria është e përgjegjshme dhe llogaridhënëse, porse një gjë të tillë e bën mbi të vërteta të dëshmuara dhe jo mbi pretendime dhe akuza.
“Kërkesa për sqarime mbi të vërtetën është gjithmonë legjitime. Si qeveri ne jemi të përgjegjshëm dhe llogaridhënës, por jemi të interesuar për llogaridhënie mbi të vërteta të dëshmuara dhe prova e jo pretendime dhe akuza”.

Të ngajshme

Bie sistemi policisë maqedonase, kolona të gjata në kufirin me Kosovën

Erzana Fazliu

“Policia nuk u krijua sot” – Ramadani: Dihet kush e ka poshtëruar dhe kush e ka ndërtuar

Erzana Fazliu

Sindikata ngre alarm: Shkollat do të mbesin pa mësimdhënës

Valjeta Turkaj