Telenews

Qytetarët rusë po djegin kabinat e votimit dhe fletëvotimet, Putin mendon se këtë po e bëjnë ukrainasit

 

 

Presidenti rus, Vladimir Putin është zotuar se do të ndëshkojë shtetin ukrainas për, siç tha ai, përpjekjet e saj për të dëmtuar zgjedhjet presidenciale.

Duke folur në Këshillin e Sigurimit të Rusisë, ai tha se “për të penguar procesin e votimit dhe për të frikësuar njerëzit, të paktën në zonat kufitare, regjimi i Kievit po përpiqet të kryejë një sërë veprimesh kriminale, duke goditur vendbanimet civile në Rusi. Këto sulme të armikut nuk do të mbeten të pandëshkuara”, pohoi ai.

Putin ishte dukshëm i zemëruar ndërsa fliste, raporton skynews.

Ai tha se 95 për qind e predhave dhe raketave u rrëzuan nga mbrojtja ajrore ruse, por disa kaluan, duke shkaktuar viktima në mesin e civilëve rusë.

Presidenti rus tha gjithashtu se kishte pasur katër sulme në rajonin e Belgorodit dhe një në rajonin e Kursk nga rreth 2500 njerëz të armatosur ukrainas.

Ndryshe, rusët në zgjedhjet presidenciale kanë zgjedhur të djegin kabinat e votimit si dhe fletët e votimit. 

 

Të ngajshme

Protestat në Francë, dëmet deri në 1.2 miliardë euro

Rrezarta Ramaj

Austria ndan nga 500 euro për çdo fëmijë të lindur nga viti 2027 –

KushtrimGuraj

Kriza e financimit detyron OKB-në të ndërpresë ndihmat për 500 mijë njerëz në Gaza –

KushtrimGuraj