Telenews

Mustafi: Nuk ka arsye që shqiptarët e Luginës të kenë më pak të drejta sesa serbët e Kosovës

Kryetar i Këshillit Kombëtar në Luginë, Ragmi Mustafi përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk ka arsye që shqiptarët e Luginës të kenë më pak të drejta se serbët e veriut të Kosovës.

 

Pos të drejtave, ai tha se nuk arsye të kenë as më pak mundësi e liri sesa serbët e veriut të Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

“S’ka arsye që shqiptarët e Luginës të kenë më pak mundësi, të kenë më pak liri, të kenë më pak të drejta se serbët e veriut të Kosovës”, ka shkruar ai.

Ai gjithashtu u shpreh se presidenti serb paska renditur gjashtë pika të marrëveshjes së kërkuar nga Kurti në Bruksel me shpjegime shtesë, të cilat ai i ka renditur në postimin e tij në Facebook.

“Presidenti Vuçiq paska renditur gjashtë pika të marrëveshjes së kërkuar nga Kurti në Bruksel me shpjegime shtesë”:

  1. Parimet e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe (njohja reciproke dhe refuzimi, hyrja në të gjitha organizatat ndërkombëtare)
  2. Zgjidhja e problemeve nga e kaluara (personat e pagjetur, konstatimi dhe zgjidhja e problemeve të personave të përdhunuar, të zhvendosurve, shkatërrimi I pronës publike private dhe kthimi I artefakteve dhe çdo artefakti tjetër të vjedhur prej Serbisë nga Kosova dhe në fund reparacionet e luftës që Serbia duhet paguaj)
  3. Bashkëpunimi në të ardhmen
  4. Reciprociteti në të drejtat e njëjta për shqiptarët në Luginën e Preshevës me ato që kanë serbët në veri.
  5. Rishqyrtimi I marrëveshjeve të dakorduara më parë, dhe siç tha Vuçiq, kjo më së shumti I referohet asaj që Prishtinës nuk I pëlqen – para së gjithash, themelimi I Asociacionit të Komunave Serbe.
  6. Marrëveshja përfundimtare.

Kjo është një mundësi historike e një paqeje të munguar, të identifikuar botërisht me luftën e me urrejtjen.

Një mundësi historike për të ndërprerë ciklin e trashëgimisë së traumave dhe pasojat traumatike tek gjeneratat e së nesërmes  që nuk i meritojnë.

Për një paqe të qëndrueshme, sepse atë që duan shqiptarët e Luginës për veten nuk ia mohojmë tjetrit. Por ama, atë që i jepet tjetrit, asnjë tjetër nuk mund të na e mohojë neve!

Pakicat nuk mund të jenë më burim ndasie, por duhet të jenë ura që lidhin fatet tona drejt të ardhmes evropiane.

 

Të ngajshme

Konfirmohet nga Policia dhe Prokuroria arrestimi i drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

Rrezarta Ramaj

Përdori emrin e Dua Lipës për të shitur produkte pa leje, këngëtarja shqiptare fiton betejën ligjore

Rrezarta Ramaj

“Isha plotësisht i tronditur”, Harry Kane rrëfen momentin e fitimit të Topit të Artë

Rrezarta Ramaj