Telenews

Rama: Forcat e Armatosura do të pajisen së shpejti me dronë “Bayraktar”

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Forcat e Armatosura do të pajisen së shpejti me drone “Bayraktar”, teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile.

“Kjo është pamja e dronëve “Bayraktar” që shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave tona të Armatosura, teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile.

Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s.

Të përkushtuar për të përdorur teknologjinë më të avancuar në mbrojtjen e territorit tonë”- shkruan Rama.

Të ngajshme

Ferizaj: Katër shoferë dënohen se vozitën të dehur – dy të tjerë se tejkaluan shpejtësinë

KushtrimGuraj

Nga aksidenti në aksident: Pse rrugët e Kosovës po kthehen në skena tragjedish?

KushtrimGuraj

Digjet një automjet “pick-up” në rrugën Suharekë–Prishtinë

KushtrimGuraj