Telenews

Rama: Turqia ishte e para që njohu Kosovën, ajo është mikja më e madhe e saj

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan nesër viziton Beogradin.

E sot ai ishte në vizitë në Shqipëri, ku në një konferencë për media, kryeministri Edi Rama thotë disa fjalë për Turqinë dhe marrëdhënien e saj me Kosovën.

“Nesër Ergodan shkon në Beograd. E sjell këtë në vëmendjen tuaj për një fakt historik. Kur presidenti Erdogan ishte kryeministër e ka njohur Kosovën e para. Por nuk ka qenë një njohe e parë e Kosovës thjeshtë zyrtare dhe diplomatike, ka qenë një njohje e Republikës së Kosovës në kohë reale në sinkron me punimet e Parlamentit të Kosovës, dhe në momentin kur në televizor, para tij që ishte e mbledhur e tërë qeveria, atë kohë kryeministrin tani presidentin, bashkë me deputetët kanë ngritur duart për të votuar Pavarësinë e Kosovës. Pra një mik më të padiskutueshëm sesa Ergodani dhe Turqia, Kosova nuk e gjen askund. Ndajmë shqetësimin dhe se tensionet mes dy vendeve duhet të rregullohen”, tha Rama.

Të ngajshme

Ballkani Perëndimor ende në pikë kritike, Serbia shihet si pengesë për anëtarësimin e Kosovës në BE

Valjeta Turkaj

Ndotja e ajrit në rritje në Kosovë, mjekët apelojnë për kujdes në ditët me mjegull

Erzana Fazliu

Policia shqipton rreth 1 mijë e 900 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Valjeta Turkaj