Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se ndër vendimet më të mira që janë marrë ndonjëherë për komunat, është vendimi i qeverisë Haradinaj, për dhënien e pronave komunave, të cilat prona administroheshin nga Agjencia e Privatizimit të Kosovës.
AI ka shkruar në Facebook se vendimi në fjalë i 2019, nxjerrur nga qeveria Haradinaj në atë kohë, konkretisht nga kryeministri Ramush Haradinaj, i ka lehtësuar komunat që s’kanë prona komunale, duke krijuar një standard të ri të zhvillimit ekonomik dhe mundësin e realizimit të interesit publik të shprehur nga komunat, në këtë rast nga komuna e Deçanit.
Përndryshe, Qeveria mori sot vendim që pronat që iu kishin dhënë disa komunave t’i ktheheshin APK-së.
https://kosovapress.com/qeveria-shfuqizon-vendimin-e-ish-qeverise-haradinaj-kthen-disa-prona-nga-komunat-te-akp-ja/