Telenews

Reperi shqiptar, Action Bronson bëhet baba për herë të katërt

reperi-shqiptar,-action-bronson-behet-baba-per-here-te-katert

Reperi me origjinë shqiptare, Action Bronson, është bërë baba për herë të katërt.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka shpërndarë në rrjete sociale.

Ai shfaqet duke e mbajtur në dorë foshnjën e porsalindur, teksa nuk ka dhënë më shumë detaje për gjininë e fëmijës.

Kjo vjen nga lidhja e tij disavjeçare me Valerian, me të cilën ka edhe një djalë të quajtur Benicio. Ky i fundit erdhi në jetë në vitin 2019.

Bronson siç kanë raportuar mediat e huaja ka edhe dy fëmijë me një ish-partnere: një vajzë, Hannah dhe një djalë Elijah.

Megjithatë, artisti i rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka folur shumë rrallë nëpër intervista për jetën personale.

Foto: Screenshot/Instagram

Ariyan Arslani (lindur më 2 dhjetor 1983), i njohur profesionalisht si Action Bronson, është një reper, tekst shkrues, kuzhinier, mundës dhe prezantues televiziv amerikan.

Ai mes tjerash ka qenë edhe në Kosovë ku ka performuar në “Sunny Hill” në 2018, e këtë vit edhe në Tiranë. 

Të ngajshme

Ilir Shaqiri dhe Antonella Pelilli bashkojnë Kosovën e Arbërinë në një këngë që prek shpirtin

Rrezarta Ramaj

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Rrezarta Ramaj

Khloe i bën Kylie-t një tortë të çuditshme për ditëlindje

Yllka Gashi