Telenews

Rita Ora e shijon suksesin e albumit të ri, duke publikuar një ‘selfie’ nudo para pasqyrës

Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, këto ditë ka nxjerr në shitje albumin e saj më të re, “You & I”.

Albumi i cili është i treti në karrierën e Ritës, ka shënuar një ngjitje të menjëhershme në klasifikime ndërkombëtare të muzikës.

“You & I” është aktualisht albumi më i dëgjuar i momentit në Mbretërinë e Bashkuar dhe i dyti në botë, sipas iTunes.

Rita Ora duke pozuar pranë ‘billboard’-it që reklamon albumin e saj të ri (Foto: Rita Ora/Instagram)

E për ta shënuar suksesin e këtij albumi për të cilin ka punuar një kohë të gjatë, Rita zgjodhi që të relaksohej të shtunën mbrëma.

Ajo ngacmoi paksa imagjinatën e ndjekësve të saj të shumtë në Instagram, duke publikuar një ‘selfie’ provokues,e të realizuar në pasqyrë, teksa ishte tërësisht e zhveshur.

“Albumi në shitje, duke e festuar me një maskë fytyrë”, shkroi Ora në mbishkrimin e footgrafisë, teksa kishte aplikuar edhe një maskë relaksuese në lëkurën e fytyrës së saj.

Albumi “You & I” ka gjithsej 12 këngë dhe është si një “ditar” personal i Ritës, pasi të gjitha këngët marrin inspirim nga jeta e sja private, që nga adoleshenca, periudha e suksesit dhe martesa me bashkëshortin e saj, Taika Waititi.

Të ngajshme

Banorët ngacmojnë Drilonin për marrëdhëniet intime (VIDEO)

Donat Hashani

Përqafime në fshehtësi dhe një raport ndryshe mes Sarës dhe Drilonit (VIDEO)

Donat Hashani

Olta bën deklaratën e papritur ndaj Xhenetës për sjelljet ndaj Gjestit! (VIDEO)

Donat Hashani