Telenews

​Rowingu, sporti i ri që do të jetë pjesë e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Rowingu do të jetë pjesë e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, ndërsa institucionet sportive të Kosovës kanë nisur përgatitjet për zhvillimin e këtij sporti në vend.

Ministri në detyrë Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka pritur përfaqësuesit e Federatës së Rowingut dhe klubet e këtij sporti nga Prizreni, Prishtina dhe Deçani, me të cilët ka diskutuar për zhvillimin e mëtejmë të disiplinës, sfidat aktuale dhe hapat që duhen ndërmarrë për forcimin e saj.

 

Sipas Gashanit, Federata e Rowingut ndodhet në fazën e licencimit dhe pritet të jetë e gatshme për të kontribuar në përgatitjet për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030. Ai theksoi se institucionet do të vazhdojnë mbështetjen për federatat dhe sportistët, me synimin që Kosova të paraqitet denjësisht si organizatore dhe pjesëmarrëse në këtë ngjarje të madhe sportive.

 

Ndërkohë, rowingu është përfshirë si sport bazë në fazën e parë të Programit Sportiv për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, duke reflektuar rëndësinë që ky sport ka në vendet e rajonit mesdhetar. Organizatorët vlerësojnë se përfshirja e tij do të sjellë një kulturë të re sportive në Kosovë, do të rrisë pjesëmarrjen e të rinjve në sport dhe do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të sportit kosovar.

 

Përmes këtij projekti, Kosova synon të krijojë bazat për zhvillimin afatgjatë të rowingut, duke e shndërruar atë në një nga sportet e reja që do të promovohen në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Të ngajshme

Komuna e Prishtinës kërkon masa urgjente për përshpejtimin e trajtimit të lëndëve pronësore

Rrezarta Ramaj

Vala e shtrenjtimit nuk ndalet: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6.8%

Rrezarta Ramaj

Vonesat në negociatat për marrëveshje, Trump: Irani “do ta paguajë çmimin”

Rrezarta Ramaj