Telenews

Rrahje brutale në një diskotekë në Pejë, dyshohet se i përfshirë është reperi më i njohur shqiptar

Një rrahje brutale ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në një diskotekë në Pejë.

Dyshohet se reperi Noizy, ishte i përfshirë në këtë incident.

Klankosova.tv mëson se reperi dhe grupi i tij prej shtatë personash i kanë rrahur brutalisht dy persona të tjerë me boksa hekuri.

Nuk dihet ende arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje.

Rasti u konfirmua edhe nga policia.

“Rreth orës 03:37 minuta nga Spitali Rajonal në Pejë kemi pranuar informacionin se dy persona gjenden aty për trajtim, shkaku i lëndimeve të marra nga rrahjet. Policia kanë dal në vendin e ngjarjes dhe ka marrë deklaratat e viktimave lidhur me rastin”, tha zëdhënësi rajonal i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Gashi tha se po punohet për identifikimin e personave të dyshuar.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria Themelore e Pejës.

Zëdhënësi Shkodran Nikçi, tha për Klankosova.tv se policia është në fazën e grumbullimit të provave.

“Jemi në pritje për të gjeturat e Policisë. Prokurori i shtetit pasi t’i marrë të gjeturat e Policisë do të veproj komfor dispozitave ligjore”, tha Nikçi.

Të ngajshme

Agnesa Vuthaj habitë të gjithë, po bëhet nënë për herë të parë -Kështu po duket me barkun e fryrë

KushtrimGuraj

Rikthimi që hapi plagët: Fero, muzika dhe drama me ish-bashkëshorten Arbenita Ismajlin

KushtrimGuraj

Adelina “djeg” rrjetin, nis vitin 2026 me paraqitje marramendëse

KushtrimGuraj