Telenews

Rreth 10 mijë konsumatorë ende pa rrymë, si pasojë e zjarrit në Nënstacionin “Prishtina 3”

Pas raportimit të sotëm për zjarr në objektin “Prishtina 3”, që gjendet afër stadiumit “Fadil Vokrri”, mbetën pa rrymë shumë konsumatorë.

KEDS-i ka njoftuar se pas përkushtimit të më shumë se 50 punëtorëve të tyre, furnizimi me energji elektrike është kthyer për 11 mijë konsumatorë.

Megjithatë, sipas tyre, janë edhe rreth 10 mijë konsumatorë të tjerë që vazhdojnë të mos kenë energji elekrtrike.

“Dëmet e shkaktuara nga zjarri janë të mëdha, porse edhe mobilizimi i ekipeve të KEDS-it është i madh, puna e të cilëve po vazhdon dhe do të vazhdojë deri në orët e vona.  Rrjedhimisht, KEDS-i është duke i përmbushur të gjitha përgjegjësitë e veta dhe presim që KOSTT-i të aktivizojë transformatorin për të energjizuar Daljet,” thuhet në njoftimin e KEDS-it.

source

Të ngajshme

Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 25 maj

Rrezarta Ramaj

Java e ardhshme me mot stabil e temperatura deri në 29 gradë në Kosovë

Rrezarta Ramaj