Telenews

Rruga e re e Republikës, Abdixhiku njofton për katër takime “mbipartiake” gjatë javës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nga e mërkura do të organizojë takimet e para “mbipartiake”, pas zhvillimeve të fundit në vend.

Katër takimet e para, Abdixhiku do t’i mbajë me opinionistë e gazetarë, organizata të shoqërisë civile, profesorë universitarë e ish diplomatë dhe biznese nga sektori privat.

“Në të katër takimet e para, do të shtrojmë jo vetëm nevojën e ndërtimit të një mendimi e rrugëtimi të përbashkët euro-atlantik, por dhe propozimet tona për dalje nga kriza e tanishme izoluese e tensionuese. Këto propozime do të përmbajtësohen nga vet pjesëmarrësit; e rruga e re e Republikës, do të lindë natyrshëm nga angazhimi gjithëshoqëror”, ka shkruar ai.

Të ngajshme

Vaksina eksperimentale me mRNA ul me 42% rrezikun e rikthimit të melanomës

Rrezarta Ramaj

Tajvani në alarm nga tajfuni Champi, të paktën një viktimë e qindra fluturime të anuluara

Rrezarta Ramaj

Kompania “Pastrimi” del me apel: Mos hidhni xhama në kontejnerë, lëndohen punëtorët

Rrezarta Ramaj