Telenews

Rusia paralajmëron stërvitje me raketa bërthamore

Ministria ruse e Mbrojtjes, të mërkurën  ka njoftuar  fillimin e stërvitjeve ushtarake të të ashtuquajturave Forcat e saj Raketore Strategjike – me fjalë të tjera, trupat e saj raketore bërthamore.
Stërvitjet përfshijnë raketat balistike ndërkontinentale Yars, të cilat janë gjenerata e re e raketave të testuara për herë të parë në 2007.
Ushtria ruse thotë se stërvitjet, të cilat po zhvillohen në rajonin e Ivanovës pranë Moskës, përfshijnë rreth 1000 personel shërbimi dhe më shumë se 100 automjete, raporton BBC.
Raketat nuk do të lëshohen. Stërvitjet përbëhen nga patrullimet, ngritja e sistemeve raketore dhe mbrojtja e tyre nga sulmet.
Manovrat u njoftuan disa orë pasi SHBA tha se do t’i furnizonte ukrainasit me sisteme të avancuara raketash, megjithëse njoftimi për shtyp i ushtrisë ruse nuk i referohej lajmeve nga Washingtoni.

Të ngajshme

Kërçeli: Para se ta thërrasim seancën, presim të arrijmë një marrëveshje politike

Yllka Gashi

Sadiku: Kurti vazhdon të jetë kryeministër, por pa Kuvend funksional, pa kontroll parlamentar dhe pa llogaridhënie

Yllka Gashi

Bashar al-Asad dënohet me vdekje

Yllka Gashi