Telenews

Sa ujë duhet të pini në ditë?

“Pini më shumë ujë”, është këshilla që dëgjojmë më së shumti, kur shprehim një shqetësim tonin. Ndonëse jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ujit në organizëm dhe zgjidhja e sa e sa problemeve është, sërish nuk pimë aq sa duhet.

Për mbajtjen e hidratimit të mirë, ndërsa jemi në stinën e verës dhe ditët janë tepër të nxehta, nuk ekziston një rregull i vetëm për sasinë e ujit që duhet pini në ditë.

Në fakt, sasia e rekomanduar e litrave duhet të bazohet në nevojat reale për hidratim të organizmit tuaj, dhe një mjet i dobishëm për të vlerësuar shpejt gjendjen tuaj të hidratimit është urinimi, nëpërmjet ngjyrës së tij.

Ky është apeli që doktor Giuliano Ubezio, dietolog, bën në postimet e tij në rrjetet sociale. Për t’i ardhur në ndihmë njerëzve, të cilët shpesh gabojnë në regjimet dietore vetjake, ai reagon përmes këshillave, duke u përpjekur t’i orientojë ata drejt hapave të duhur. Ja si e vlerëson ai nivelin e hidratimin që duhet të ruajë trupi, sidomos në këto ditë të nxehta vere.

1. Nëse keni një nivel të mirë hidratimi dhe nuk vuani nga patologjitë, mjafton 1.5 deri 2 litra ujë në ditë.

2. Nëse praktikoni aktivitet fizik, mund të arrini 3 deri në 3.5 litra në ditë.

3. Mos harroni gjithmonë të dëgjoni trupin tuaj, sepse nuk jemi të gjithë njësoj.

Të ngajshme

FDA miraton ilaçin e ri që pothuajse dyfishoi mbijetesën te pacientët me kancer të pankreasit

Yllka Gashi

QKUK kryen me sukses ndërhyrjen e avancuar për frakturën e rëndë të pelvikut

Yllka Gashi

10 raste të reja me fruth gjatë javës së fundit

Yllka Gashi