Telenews

Samsung pritet të ketë të ardhura më pak prej 32 për qind

samsung-pritet-te-kete-te-ardhura-me-pak-prej-32-per-qind

Gjiganti teknologjik Samsung ka paralajmëruar një humbje prej 32 për qind në fitimet e saj teksa kërkesat për pajisjet elektronike dhe çipat që i fuqizojnë ato janë zvogëluar për shkak të krizës globale të ekonomisë.

Kompania koreano-jugore vlerëson se fitimi tre mujore ishte 7.85 miliardë euro.

BBC raporton se gjatë së enjtes, prodhuesi amerikan i çipave American Micro Devices (AMD) gjithashtu deklaroi se ishin goditur nga rënia e kërkesës për kompjuterë, përcjell Telegrafi.

Kjo vije teksa njerëzit kanë filluar t’i shkurtojnë blerjet e tyre teksa kosto e jetesës rritet.

Fitimet e Samsung nga biznesi i prodhimit të mikro-procesorëve pësuan rënie pasi çmimi global i çipave të memories ra për shkak të dobësimit të kërkesa për elektronikë të konsumit.

Vlerësimet, të cilat janë bërë për muajt korrik, gusht dhe shtator, shënojnë rënien e parë të Samsung të fitimeve të tre mujorit nga viti në vit në pothuajse 3 vite.

Samsung pritet që t’i publikoi fitimet e saj me 27 tetor. /Telegrafi/

 

Të ngajshme

BMW ka vendosur, këto janë modelet që nuk do të kenë pasardhës

Donat Hashani

Lansohet platforma mbarëkombëtare e marketingut – Teleguide që promovon të gjitha llojet e bizneseve

Donat Hashani

SHBA-ja pritet të marrë këtë vendim për Tik Tok-un

Donat Hashani