Telenews

SHBA: Po dërgojmë më shumë armë në Ukrainë

shba:-po-dergojme-me-shume-arme-ne-ukraine

Shtetet e Bashkuara do të shpallin një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën në javët e ardhshme.

Këtë e ka konfirmuar Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit amerikan Joe Biden.

“Ne mbetemi të palëkundur në dërgimin e ndihmës për sigurinë në Ukrainë. Së fundmi njoftuam një paketë ndihme ushtarake dhe në javët e ardhshme do të ketë një tjetër. Do të jetë një paketë me përmasa dhe vlerë të ngjashme me atë që kemi dërguar në të kaluarën”, tha Sullivan.

SHBA dërgoi ndihma më të madhe ushtarake në Ukrainë nga të gjithë aleatët. Ishte falë armëve amerikane dhe të tjera perëndimore që Ukraina arriti të çlirojë rajonin e Kharkiv dhe një pjesë të konsiderueshme të rajonit Kherson nga pushtimi rus.

Të ngajshme

Reuters e pyet për verdiktin e Hagës, Sekretari Rutte: KFOR është aty, pavarësisht lajmeve që mund të vijnë gjatë javës

Yllka Gashi

Fundoset varka me emigrantë pranë Kretës, një i vdekur dhe 25 të zhdukur në brigjet e ishullit Gavdos

Yllka Gashi

Tre të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani në Gjermani

Yllka Gashi