Telenews

SHEFI I BE-SË: HAPI I PARË I KOSOVËS NË RRUGËN DREJT BE-SË, NORMALIZIMI I MARRËDHËNIEVE ME SERBINË

Ai në një debat të organizuar në lidhje me ndikimin e luftës në Ukrainë në Ballkan, ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për iniciativat e marra sa i përket mbështetjes së ofruar për popullin e këtij shteti.
“Ky ka qenë sulm ushtarak i pajustifikuar nga Rusia. Vlerësoj iniciativat që ka marrë Kosova ndaj Ukrainës dhe pse nuk është e obliguar për këtë. Do të duhej të ishte sinjal që Rusia duhet ta ndryshojë qasjen. Kanë qenë 500 milionë euro mbështetje për Ukrainën për blerjen e armëve. Po përmend vendimin e Qeverisë që është e gatshme të pranojë gazetarë ukrainas dhe refugjat. Jemi pajtuar për një paketë të fuqishme të masave për mbrojtje të Ukrainës”, tha Szunyog.
Por sipas tij, duke marrë për bazë që Ukraina eksporton sasi të madh të grurit dhe se Kosova siguron vetëm 30% të nevojave, atëherë duhet që të parashihen masa që të tejkalohet kriza.
“BE-ja është e interesuar se si ta blejë gazin sepse dëshirojmë ta zvogëlojmë varësinë nga gazi rus. Po shpresojmë që Kosova do të jetë në gjendje për strategjinë e energjisë. Kosova mund t’i mbulojë vetëm 30% të ushqimit. Duhet shikuar politikat bujqësore brenda BE-së, sepse të gjithë në rajon janë të varur nga importet e prodhimeve bujqësore”.
Kur foli për anëtarësimin e Kosovës në BE, pohoi se normalizimi marrëdhënieve me Serbinë është hapi i parë që duhet të ndërmerret, raporton EO.
Sipas tij, para aplikimit Kosova duhet të që të konsultohet me shtetet anëtarë në mënyrë që të arrihen konsensus i përbashkët.
“Trajtimi është i njëjtë, por proceset janë në faza të ndryshme dhe Kosova është aty ku është sepse ka filluar me vonesë. BE pret që Serbia të përafrohet me politikat e BE-së. Nëse nuk jeni të përafruar nuk mund të futeni në BE. Pritjet janë që Serbia do të përafrohet me të gjitha masat. Normalisht që nuk është vetëm BE-ja, është përgjegjësia e Kosovës të përparojë në rrugëtimin drejt BE-së, të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë është kushti i parë. Kosova mund të aplikojë për anëtarësim në BE, hapi i parë është përmbyllja e suksesshme e dialogut për marrëveshje finale. Është e rëndësishme që Kosova të lëvizë që aplikacioni të jetë i suksesshëm. Këshilla ime para se të lëvizim duhet të këtë konsultim me shtet anëtare. Duhet t’iu dërgohet ftesa për këtë dhe bëhet me konsensus të shteteve”.
Szunyog më tej ka shtuar se BE dëshiron të shoh bashkëpunim rajonal, duke shtuar se iniciativa Ballkani i Hapur mund të funksionet, por thotë që Kosova nuk po e ndihmon zhvillimin e proceseve.
“Duhet ta shtyjmë tërë rajonin përpara. BE-ja dëshiron të shoh bashkëpunim rajonal, por Kosova nuk po ndihmon në zhvillimin e proceseve, duke mos lëvizur në këto marrëveshje për lëvizjen e lirë, njohjen e diplomave. Të njëjtën kohë e kuptoj iniciativa për Ballkan të Hapur është që tre vendet e rajonit dëshirojnë të përshpejtojnë fuqinë e lirë për transportin e mallrave. Ballkani i Hapur mund të funksionojë”.
Deputeti i VV-së, Haki Abazi duke folur për vendimet e Qeverisë në ndihmë të Ukrainës ai tha se kjo është marrëdhënies miqësore e bazuar në solidaritet.
Sipas tij, BE-ja duhet të dëshmojë se dëshiron të ecet përpara sa i përket anëtarësimit në union të vendeve të Ballkanit.
Por thotë se edhe Kosova duhet që të kryej detyrat e shtëpisë që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
“Veprimet e Qeverisë janë politika të bazuara në ndjenjë solidariteti me Ukrainën. 700 mijë njerëz të vrarë nga Putini. Kjo paaftësia e mbrojtjes së vlerave për dekada të tëra do të duhej të ishte paralajmërim për Rusinë. Serbia ka vendosur të mos jetë me BE-në. As politika energjetike nuk do të jetë në gjendje të zbatohet. Jam i lumtur që BE-ja është duke mbështetur tranzicionin. Duhet të kryejmë detyrat e shtëpisë që të futemi në BE. BE-ja duhet ta paraqesë fuqinë që është në gjendje të shkojë më tutje me këtë rajon”.

Të ngajshme

Pragë, del fotografia e liderëve të Komunitetit Europian të Macronit

Donat Hashani

3 deri 6 muaj punë në Gjermani, Ambasada me detaje për kosovarët e interesuar

Donat Hashani

Sekuestrohen 83 kg kanabis në Shkodër, në pranga katër persona

Donat Hashani