Telenews

Shkon në 274 numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelit në Liban

Autoritetet libaneze kanë njoftuar së të paktën 274 persona janë vrarë, 21 prej tyre fëmijë, nga sulmet izraelite të së hënës në Liban, raporton “BBC”.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka thënë se afro 1024 tjera janë lënduar.  Bombardimet izraelite po vazhdojnë në jug të Libanit, përfshirë në qytetin bregdetar Tyre.
Mijëra banorë janë parë duke ikur nga zonat që po bombardohen.

Ushtria e Izraelit ka thënë se ka sulmuar 800 objektiva të Hezbollahut në jug të Libanit dhe në rajonin Bekaa.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se vendi i tij ka “ditë të komplikuara” para vetes.

Ai ka folur pas një takimi në një bazë ushtarake në Tel Aviv. Ai ka thënë se ka premtuar se do ta ndryshojë balancin e sigurisë në veri dhe se këtë po e bën.


Të paktën 100 të vrarë dhe 400 të plagosur në Liban nga sulmet ajrore izraelite

(E përditësuar në 14:00) – Të paktën 100 njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Liban, sipas përditësimit të ri nga Ministria e Shëndetësisë së vendit. Sipas Ministrisë më shumë se 400 persona janë plagosur.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka lëshuar një deklaratë herët në mëngjesin e së hënës, duke kërkuar që të gjitha spitalet në jug të vendit t’i anulojnë operacionet kirurgjike që nuk janë urgjente.

 

 

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj