Telenews

Shoqata e Transportit të Podujevës proteston nesër, ka një akuzë direkte

Shoqata e Transportit të Podujevës ka njoftuar se nesër, në orën 09:00, do të zhvillojë një protestë në Vranidoll për shkak të mosplotësimit të kërkesave të tyre nga Komuna e Prishtinës.

Sipas tyre, trafiku urban i Prishtinës vazhdon të operojë në linjat që lidhin kryeqytetin me zonat jashtë territorit të tij, duke shkelur rregullat e dakorduara më herët.

Konkretisht, shoqata kundërshton vijimin e linjave Prishtinë-Vranidoll, Prishtinë-Kozaricë dhe Prishtinë-Lluzhan-Sharban, të cilat, sipas tyre, nuk janë në përputhje me kuadrin ligjor.

Kryetari i Shoqatës së Transportit, Beqir Mustafa, ka deklaruar se një nga linjat, ajo Prishtinë-Lluzhan-Sharban, ka hyrë në territorin e Komunës së Podujevës pa marrë miratimin e duhur.

“Ne kishim arritur një marrëveshje që autobusët e trafikut urban nuk kanë të drejtë të marrin udhëtarë në rrugën magjistrale, por kjo marrëveshje është shkelur. Protesta do mbahet nesër në fshatin Vranidoll te ish – kazerma e ushtrisë.” ka thënë Mustafa.

Shoqata paralajmëron se nëse situata nuk zgjidhet, do të ndërmarrin hapa të tjerë ligjorë dhe masa të mëtejshme për të mbrojtur të drejtat e tyre. Mbetet për t’u parë nëse Komuna e Prishtinës do të reagojë ndaj këtyre akuzave dhe protestës së paralajmëruar.

 

Të ngajshme

Aktakuzë kundër një personi në Pejë për falsifikim të parasë

KushtrimGuraj

Kriza humanitare në Gaza, Komisioni Evropian bën thirrje për këtë veprim në raport me Izraelin

Donat Hashani

Blakaj: Kosova rrezikon të shihet si vend prodhues i drogës, presioni vjen nga Shqipëria

Donat Hashani