Telenews

Shqipëria mposhtet nga Ukraina dhe bie në grupin C

Kombëtarja shqiptare u mposht me rezultatin 1-2 nga Ukraina, në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.

Humbje e hidhur për kuqezinjtë e Silvinjos, që zbresin në Ligën C, pasi mbyllën renditjen në vendin e fundit me 7 pikë.

Ishte një ndeshje me dy tablo, ku pjesa e parë foli për ukrainasit, që shënuan dy gola të shpejtë me Zinchenko në minutën e 5-të dhe Yaremchuk në minutën e 10-të.

Fraksioni i dytë foli për Shqipërinë, që ishte dominuese, duke gjetur golin me Bajramin me penallti në minutën e 75-të, por vetëm kaq.

Kombëtarja shqiptare e mbyll në vendin e fundit Grupin B1 me 7 pikë, po aq sa Gjeorgjia e vendit të tretë dhe zbret në Ligën C. Në vendin e parë shkoi Çekia me 11 pikë, ndërsa Ukraina e mbyll në vendin e dytë me 8 pikë.

Të ngajshme

“Ti je një copë k**vë”/ Efi publikon mesazhin denigrues që i dërgoi një ndjekës

Rrezarta Ramaj

Fushë Kosova me aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 16 shtator

Rrezarta Ramaj