Telenews

SHQIPTARI DRITAN ABAZOVIQ AFËR MARRJES SË POSTIT TË KRYEMINISTRIT NË MAL TË ZI!

Partia URA, si pjesë e koalicionit të quajtur “Fillimi Ri” ka dalur e para në zgjedhjet lokale në Ulqin.
Subjekt politik ky, që për kryetar e ka mandatarin për formimin e qeverisë së pakicës në Mal të Zi, Dritan Abazoviq.
Andaj, njohësi i çështjeve politike, Seb Bytyqi, thotë se Abazoviq ka bërë një hap të madh për ta formuar ekzekutivin e ri të Malit të Zi.
Në anën tjetër, profesori i shkencave politike, Zlatko Vujoviq, tregon për telashet që mund t’i vijnë qeverisë së Abazoviqit.
Kjo për shkak të partive që ai pritet të bashkëpunoj.
“Jam i shqetësuar sa i përket një Qeverie të pakicës dhe për orientimin e saj pro perëndimor, për arsyeje se ky koalicion përfshinë partinë popullore socialiste, që është parti pro ruse dhe serbe. Pra si është e mundur të aspirosh Bashkimin Evropian, me parti të cilat nuk besojnë ne këto vlera, për mua kjo është kontroverse. Nuk ka garanci që një pjesë e madhe e koalicionit të mos kontrollohet nga Presidenti Serb, Aleksandër Vuciq”, ka thwnw ai.
Në fillim të këtij muaji, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, propozoi liderin e Lëvizjes Qytetare URA Dritan Abazoviq, për mandatar të Qeverisë së 43-të të Malit të Zi.
Raporti i gazetarit Shpat Blakçori.

Të ngajshme

Kaq orë po presin mërgimtarët në pikat kufitare

Donat Hashani

Policia apelon për kujdes në kushte të mjegullës

Erzana Fazliu

Deri në një orë pritje për të dalë nga Merdare dhe Dheu i bardhë

Erzana Fazliu