Telenews

Si të kontrolloni nëse postimet tuaja në Instagram janë të fshehura?

si-te-kontrolloni-nese-postimet-tuaja-ne-instagram-jane-te-fshehura?

Instagram ka lansuar një mjet të ri për t’ju bërë të ditur nëse postimet tuaja nuk lejohen të rekomandohen për përdoruesit e tjerë.

Më parë, njerëzve nuk u thuhej nëse ndërhyrja nga një platformë nënkuptonte se postimet nuk shfaqeshin tek llogaritë e njerëzve të tjerë – një proces i njohur si “ndalesa në hije”.

Në Instagram nuk e përdorin atë term. Ata thonë se një mjet i ri do t’i njoftojë përdoruesit nëse ka kufizime në llogaritë e tyre për shkak se ata kanë thyer disa rregulla specifike, shkruan BBC.

Adam Mosseri, kreu i Instagram, bëri të ditur se ky vendim erdhi si shkak “transparence”.

“Ndonjëherë llogaria juaj mund të përfundojë në një gjendje ku nuk kualifikohet që fotot dhe videot tuaja të shfaqen në rekomandimet [tona]”, tha ai.

“Nëse keni postuar gjëra që shkelin udhëzimet tona të “rekomandueshmërisë” ose udhëzimet e rekomandimeve… ju mund të përfundoni në një gjendje ku përmbajtja juaj nuk do të rekomandohet”, shpjegon Mosseri.

Përdoruesit e Instagram do të mund të jenë në gjendje që t’i editojnë ose fshijnë postimet të cilat i kanë shkelur rregullat e platformës, transmeton Telegrafi.

Ata gjithashtu mund edhe të apelojnë vendimet ndaj Instagramit në rast se ata mendojnë se ndonjë postim është shënuar si shkelje gabimisht.

Njerëzit mund të kontrollojnë statusin e llogarisë së tyre në aplikacionin Instagram duke zgjedhur profilin e tyre, duke hapur menunë dhe më pas duke zgjedhur: settings, llogarinë dhe statusin e llogarisë.

Të ngajshme

AI-ja premton një revolucion në mjekësi: Mund të ndihmojë në gjetjen e kurës për kancerin

Yllka Gashi

Probleme me ChatGPT, Gemini dhe Grok, përdoruesit raportojnë vështirësi në funksionim –

KushtrimGuraj

Nju Jorku i thotë “STOP” AI-së: Një vit pa inteligjencë artificiale në shkolla

Yllka Gashi