Telenews

Sot dy ndeshje tjera interesante në Superligë

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje tjera të xhiros së katërt, të cilat zhvillohen duke filluar nga ora 16:00.

Në stadiumin “Liman Gegaj”, Malisheva do të jetë nikoqire e kampionit aktual, Ballkanit. Malisheva ka grumbulluar katër pikë nga dy ndeshje të luajtura, ndërsa Ballkani kryeson tabelën me shtatë pikë.

Në ndeshjen tjetër, Gjilani, që ende nuk ka arritur të shijojë fitoren këtë sezon, do të synojë ta bëjë këtë sot në përballjen ndaj Suharekës. Gjilani momentalisht renditet në pozitën e tetë me dy pikë nga tri ndeshje, ndërsa Suhareka mban vendin e katërt me katër pikë pas dy ndeshjeve.

Nesër do të zhvillohet ndeshja e fundit e kësaj xhiroje, ku Drita do të luajë ndeshjen e saj të parë të sezonit kundër Ferizajt.

Të ngajshme

Karateistja Fortesa Orana me sukses të madh në Egjipt

Valjeta Turkaj

Messi gati sa nuk shënoi golin e sezonit mbrëmë

KushtrimGuraj

Luhet në Suharekë dhe Prishtinë – Dy super sfida zhvillohen sot në Superligë

KushtrimGuraj