Telenews

Sot në Beograd hapet panairi i verërave ‘Open Balkan’ – Vuçiq, Rama e Abazoviq marrin pjesë

Panairi i parë ndërkombëtar i verërave “Wine Vision of the Open Balkans”, i sponsorizuar nga qeveritë e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, do të hapet sot.

Panairi, si pjesë e nismës së “Open Balkan”, do të hapet në prani të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, si dhe në prani të kryeministrit në largim të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Hapja zyrtare e panairit, e cila do të zgjasë deri më 4 shtator, është planifikuar në ora 13:00, në sallën 1 të Panairit të Beogradit, raporton B92.

Të ngajshme

PDK në Fushë Kosovë ngre shqetësime për auditimin dhe një pagesë prej 2 mijë eurosh

Rrezarta Ramaj

PDK ngre dyshime për nepotizëm në Ndërmarrjen Lokale “Fushë Kosova”

Rrezarta Ramaj

Gati 700 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë në gjashtë muajt e parë të vitit

Yllka Gashi