Telenews

Sot po zhvillohen zgjedhjet në Bosnjë dhe Hercegovinë, votohet në tri nivele

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, qytetarët po zgjedhin qeverinë në nivele të shumëfishta. Sot po votohet për përfaqësuesit në shtet, Federatën e Bosnjë Hercegovinës dhe Republikën Sërpska.

Vëmendja më e madhe e publikut në vend është përqendruar në zgjedhjen e anëtarëve të rinj në Presidencë, nga të cilët anëtarët boshnjakë dhe kroatë zgjidhen në Federatën e shtetit si një njësi zgjedhore dhe anëtari serb në Republikën Sërpska, në një njësi tjetër zgjedhore.

Kreu i SNSD-së, Milorad Dodik, është në garë për president të Republikës Sërpska dhe nga 31 kandidatët për atë post, rivalja e tij më e madhe është Jelena Triviq, kandidatja e partive opozitare në Republika Sërpska (PDP dhe SDS), transmeton Klankosova.tv.

Dodik është përfolur si një ndër njerëzit me marrëdhëniet më të mira me Rusinë, në Ballkan.

Të ngajshme

Finlanda shpall paketën e 34-t të mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën

Yllka Gashi

Pensionohet prokurorja Laura Pula

Yllka Gashi

Granit Xhaka: Sunderlandi e meriton të jetë këtu, Europa League është një tjetër sfidë

Yllka Gashi