Telenews

SVEÇLA I BËN THIRRJE SIMIQIT NGA KOMISIONI, DORËZOJENI RADOIÇIQIN

Ministri Sveçla i ka bërë thirrje Listës Serbë që të distancohen nga sulmet që po iu bëhen policisë së Kosovës nga grupe kriminale.
Sveçla i “nervozuar” tutje kërkoi nga deputeti Simiq që si deputet të kërkojnë nga nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojçiq që të dorëzohet te autoritetet e shtetit të Kosovës.
“Ne kërkojmë që Lista Serbe të distancohet ndaj sulmeve të policisë si dhe ju them që të i kërkoni zëvendëskryetarit të juaj që të dorëzohet dhe të përgjigjet për akuzat”, ka thënë ministri punëve të Brendshme, Sveçla.
Deputeti i Listës Serbe i është përgjigjur ministri Xhlela Sveçla, duke i thënë se nënkryetari i LS-së i ka mohuar akuzat e policisë së Kosovës dhe se ndaj Radojçiqit është duke u bërë përndjekje politike.
“Ai e ka mohuar këtë asi nuk është i përfshirë në aktivitetin të cilin ju po e akuzoni. Këto që po i thoni ju janë akuza politike dhe nuk kanë të bëjnë me drejtësinë”, ka thënë deputeti Simiq.
Sveçla sërish ka reaguar duke thënë se Millan Radoiçiq po akuzohet për aktivitet kriminal e jo për atë politik.
“Ai nuk akuzohet për aktivitet politik por për aktivitet kriminal”, ka thënë Sveçla.
I gjithë ky debat erdhi pasi deputeti i Listës Serbe kërkoi që të hapen rrugët në veri të vendit të cilat u mbyllen nga policia me qëllim të ndaljes së kontrabandës.
Simiq u ankua se ato rrugë kanë qenë alternative dhe nuk janë shfrytëzuar për kontrabandë dhe po pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve të asaj pjese të vendit.
Sveçla e siguroi deputetin Simiq se ato rrogë kanë qenë për kontrabandim sipas informative të policisë dhe se nuk mund të ketë rrugë alternative por vetëm pikë kalime kufitare në mes të dyja shteteve.
“Në atë pjesë nuk ka rrugë alternative, ka rrugë ilegale të cilat Kosova ka vendosë ti mbyllë, nuk mund të ketë rrugë alternative pa marrëveshje në mes dy shteteve. Krejt çka ka bëtë policia është që I ka mbyllur disa rrugë që janë shfrytëzuar për kontrabandim”, ka tëhën ministry Sveçla.
Tutje ai tha se për ankesat e qytetarëve janë të informuar dhe do t’i trajtojnë në mënyrë të duhur dhe ligjore.
Millan Radoiçiq është nënkryetar i Listës Serbe dhe ai po akuzohet së fundi edhe për përfshirjen në rastin e njohur si “Brezovica”, ku ka një urdhër arrest ndaj tij por që i njëjti po qëndron në Serbi.
Millan Radoiçiq është edhe njëri nga të dyshuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, bashkë me një afarist tjetër nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq.
Ivanoviq ka qenë lider i subjektit opozitar Iniciativa Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia”.
Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Radoiçiq dhe disa serbë të tjerë nga Kosova u vendosën në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së.
Departamenti i Thesarit tha se grupi i sanksionuar është angazhuar në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis Kosovës dhe Serbisë.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani