Deputeti dhe shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës në raport me luftimin e korrupsionit.
Sipas Tahirit të PDK-së, gjatë qeverisë së Kurtit krimi i organizuar e korrupsioni është duke u luftuar dukshëm me pak se sa në vitin 2019.
“Lëvizja Vetëvendosje paska publikuar disa statistika rreth operacioneve kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duke tentuar të manipulojë qytetarët përmes disa shifrave të cilat kanë kuptim vetëm nëse analizohen me periudhat paraprake. Nëse krahasojmë vitin 2021 me vitin 2019, rezulton që në fakt gjatë Qeverisë Kurti, krimi i organizuar e korrupsioni është duke u luftuar dukshëm me pak se sa në vitin 2019”, ka shkruar Tahiri.

