Telenews

Takohen krerët e shtetit, bisedohet për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur takim me kryeministrin, Albin Kurti, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufa dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Sipas njoftimit nga presidenca, bëhet e ditur se temë e këtij takimi ishte politika e jashtme të Kosovës.
“Gjatë takimit u diskutua për mbarëvajtjen e procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, koordinimin me shtetet mike”, thuhet në njoftim.
Nga presidenca u bë e ditur se gjatë takimi është biseduar edhe për zhvillimet e fundit lidhur me dialogun me Serbinë.
 

Të ngajshme

Valon Murseli vlerësohet si asambleisti me performancën më të lartë në Kuvendin Komunal të Fushë-Kosovës

Rrezarta Ramaj

Detaje të reja rreth vrasjes në Gjilan/ Burri dyshohet se vrau gruan, mikun dhe plagosi tre të tjerë

Rrezarta Ramaj

Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për transportimin e mbi 6 kilogramëve marihuanë

Rrezarta Ramaj