E përditësuar (16:03) – Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e sulmeve me raketa të Izraelit, të premten në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.
Ministria libaneze e Shëndetësisë ka bërë të ditur se të paktën 17 të tjerë janë të plagosur nga sulmet, raporton BBC.
Pamjet e publikuara tregojnë një ndërtesë shumëkatëshe në Bejrut të shkatërruar si pasojë e sulmeve.
Cak i sulmit të Izraelit në Bejrut të premten ishte komandanti i operacioneve të Hezbollahut, Ibrahim Aqil, sipas një raporti nga Radio Ushtria izraelite, duke cituar një burim të paidentifikuar të sigurisë

