Telenews

Të shtëna armësh në Komoran, arrestohen dy persona

Janë arrestuar dy persona në Komoran, pas disa të shtënave të armëve në Komoran.
Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit.
“Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe 5 fishekë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Tutje, policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të ngajshme

Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë

Rrezarta Ramaj

Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

Rrezarta Ramaj

Përvoja e klientit në Kosovë: mes teknologjisë, AI-së dhe kontaktit njerëzor

Rrezarta Ramaj