Një person është ndaluar për 48 orë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me dy persona të tjerë në Pejë.
Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari, mashkull kosovar, fillimisht kishte pasur një konflikt me dy viktima meshkuj kosovarë. Pas mosmarrëveshjes, ai dyshohet se ka shtënë me armë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tij.
“Pejë 07.06.2026 – 23:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar fillimisht kishte pasur mosmarrëveshje me dy viktima meshkuj kosovarë dhe me pas i njëjti kishte shtëne me armë dhe ishte larguar me veturën e tij. Në vend ngjarje është gjetur vetura e qëlluar disa herë nga të shtënat, ndërsa gëzhojat nuk janë gjetur në vendin e ngjarjes nga se dyshohet se ishin tërhequr nga i dyshuari. I dyshuari është vetë paraqitur në stacion policor, dhe ka pranuar se ka shtënë me armë. Njësiti i hetimeve ka shkuar në shtëpinë e tij, ku ka konfiskuar një armë të shkurtë me 14 fishekë dhe një gezhojë. Arma ishte pronë e prindit te tij te cilën e kishte me leje. I dyshuari është intervistuar nga njësiti i hetimeve, dhe me urdhër te Prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 . Rasti po hetohet nga ekipet relevante.”, thuhet në njoftimin e policisë.

