Telenews

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, një person mbetet i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së premtes pas të shtënave me armë zjarri në lagjen nr. 4 të Sarandës.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku po merr trajtim mjekësor.

Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë dalë forca të shumta policore, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur veprimet e para hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e ngjarjes, identiteti i personit të plagosur apo autorët e dyshuar.

Të ngajshme

Objekti 5-katësh u ndërtua pa leje, suspendohet gjithë zinxhiri komandues i Policisë në Himarë –

KushtrimGuraj

Ky është i riu nga Prishtina që humbi jetën në një aksident në Shqipëri

Yllka Gashi

“Zhduket” gruaja “makth” i bizneseve pasi vodhi 5 mijë euro që në ditën e parë të punës

Yllka Gashi