Telenews

Thellohet skandali i punës me fëmijë tek furnizuesit të pjesëve të Hyundai-Kia

thellohet-skandali-i-punes-me-femije-tek-furnizuesit-te-pjeseve-te-hyundai-kia

Numri i furnizuesve të pjesëve të veturave në SHBA, të cilët janë kapur në skandalin e punës me fëmijë është zgjeruar, kjo duke u bazuar tek agjencia e lajmeve Reuters dhe magazina e industrisë së veturave Automotive News.

Është raportuar se të paktën katër kompani amerikane që furnizojnë me pjesë dhe që janë në pronësi të gjigantit koreano-jugor të makinave Hyundai-Kia janë kapur në skandalin që fillimisht u zbulua në korrik të vitit 2022.

Në fillim të këtij viti, autoritetet në SHBA u alarmuan për raste të shumta të përdorimit të punës me fëmijë në një degë të furnizimit me pjesë të gjigantit të makinave Hyundai-Kia, raporton Drive.

Drive

Objekti i stampimit të metaleve – i njohur si SMART – ndodhet në Luverne të Alabama-s dhe furnizon linjën e montimit të Hyundai në SHBA për SUV-të si Hyundai Santa Fe dhe Hyundai Tucson, dhe vetura të tjera të këtij grupi.

Hetimi fillestar nga agjencia e lajmeve Reuters zbuloi fëmijë të moshës 12 vjeç të cilët punonin në fabrikën e prodhimit të pjesëve Hyundai-Kia, për të cilën më parë është konstatuar se ka bëre shkelje mbi rregullat e “rreziqeve për shtypje dhe amputim”.

Tani, janë zbuluar detaje të reja në lidhje me shkelje të tjera që përfshijnë furnizues të tjerë të pjesëve të Hyundai-Kia.

Automotive News raportoi gjatë fundjavës se një tjetër furnizues i pjesëve Hyundai-Kia – në pronësi të Hwashin America Corp dhe me qendër në qytetin jugor të Alabamës, Greenville – dyshohet se kishte punësuar një vajzë 14-vjeçare nga Guatemala në fillim të këtij viti te sektori i montimit të komponentëve të trupit të automjetit, kjo duke u bazuar tek intervistat me familjen e saj dhe te raportet nga forcat e zbatimit të ligjit, vënë në dukje mediet amerikane

Drive

Mediat me bazë në SHBA thonë se autoritetet kanë hetuar të paktën 10 furnizues pjesësh në Alabama që punojnë për ose janë në pronësi të Hyundai-Kia. Deri më sot, katër nga ato 10 fabrika janë identifikuar se mund të kenë punësuar punëtorë të mitur.

Të ngajshme

AI-ja premton një revolucion në mjekësi: Mund të ndihmojë në gjetjen e kurës për kancerin

Yllka Gashi

Probleme me ChatGPT, Gemini dhe Grok, përdoruesit raportojnë vështirësi në funksionim –

KushtrimGuraj

Nju Jorku i thotë “STOP” AI-së: Një vit pa inteligjencë artificiale në shkolla

Yllka Gashi