Telenews

Theret me thikë një person në Shtime, dërgohet për trajtim në spital

Një person ka mbetur i plagosur pasi është therur me thikë nga persona të panjohur në Shtime.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 2 korrikut, rreth orës 22:12.

Viktima, shtetas i Kosovës, ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi ishte goditur me thikë.

Ai është dërguar për trajtim në Spitalin e Ferizajt, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e të dyshuarve.

“Shtime 02.07.2026-22:12. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte kërkuar ndihmë mjekësore pasi që ishte therë me thikë nga persona të panjohur. Viktima është dërguar në spitalin e Ferizajt. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore”.

Të ngajshme

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj