Telenews

Tirana me çmimet e apartamenteve më të shtrenjta pas Parisit dhe Beogradit

Temë e emisionit “Money” në Euronews Albania këtë të shtunë, ishin ndërtimet në Tianë dhe rritja e çmimeve për të blerë një apartament.

Tirana ka çmimet më të shtrenjta pas Beogradit e Parisit, qytete këto ku për përballimin e blerjes së një apartamenti nevojiten disa muaj më shumë punë. Ndërkohë, që në qytete si Brukseli apo Dubai, me llogaritë e sotme duhen 4 deri në 7 vite punë. (GRAFIK) Kreditë e buta që japin bashkitë, shihen si mundësi të mira, por ato prekin një numër shumë të ulët familjesh.

Ndërtuesi Hajredin Fratari deklaroi: “I bëj thirrje bankave të jenë më të hapura. Të japin kredinë në masën 100%, dhe jo 80%, sepse cmimi i tullës ngrihet dhe bankat janë të sigurta në këtë aspekt. Shqiptari ngelet pa bukë, por këstin e bankës e paguan, sepse do që të ketë shtëpinë e vetë, ndërsa në Gjermani e Danimarkë 26 % e njërëzve ka banesën e vet”.

Ndërkohë që ekonomisti Pano Soko tha se një familje pagë mesatare 53 mijë lekë nuk mund blejë apartamente me çmim deri në 2 mijë metra katrorë.

“Një vend me pagë mesatare neto 53 mijë lekë, nuk përballon dot një cmim deri në 2000 euro m2 dhe nëse ti heq paranë e pistë nga ekuacioni, do të përshatet me këtë realitet të ri dhe tregu shkon tek paga 500 euro, dhe tregu shkon në ekuilibrin e vet natyror”, tha Soko.

Të ngajshme

Putini premton armëpushim me këtë kusht për Ukrainën

Donat Hashani

Zbulimi më i madh i kokainës i të gjitha kohërave ne Gjermani, kapen 35 ton, vlera 30 miliardë euro

Erzana Fazliu

Shpërthim në një parking nëntokësor në Zvicër, 2 viktima dhe 11 të plagosur

Erzana Fazliu