Telenews

TOGERI I FSK-SË DIPLOMON NË AKADEMINË MBRETËRORE USHTARAKE TË BRITANISË

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, njëherazi togeri Diar Statovci ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst të Mbretërisë së Bashkuar.
Ai diplomoi në mesin e 235 kadetëve britanik dhe ndërkombëtarë nga 27 vende të ndryshme të botës.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar duke i uruar sukses në karrierën ushtarake.
“Pas suksesit në programin akademik tejet sfidues teorik e praktik të lidershipit ushtarak, Nëntoger Statovci do të kthehet për të marrë detyrën e komandantit të togut në njësitet tona”.
“Shumë urime Nëntoger Statovci dhe ju priftë e mbara në përgjegjësitë e reja dhe karrierën ushtarake. Mirënjohje dhe falënderim i përhershëm për Mbretërinë e Bashkuar, popullin dhe forcat e armatosura të saj”, ka shkruar Mehaj.

Të ngajshme

Nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt

KushtrimGuraj

Terras përshëndet marrëveshjen për Ligjin për të Huajt, uron Kurtin për arritjen me ndihmën e BE-së

KushtrimGuraj

KPK-ja me mbledhje të jashtëzakonshme, në rend të ditës dy pika interesante

KushtrimGuraj