Telenews

Tragjedia në Kobaj të Prizrenit: Ndalohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Dy persona janë ndaluar lidhur me rastin tragjik në Kobaj të Prizrenit. Klan Kosova mëson se në mesin e të ndaluarve është edhe një i mitur, 16-vjeçar.

Sipas informacioneve, viktima dhe të dyshuarit janë djem të axhës mes vete. Konflikti dyshohet se ka nisur si pasojë e mospajtimeve rreth emërtimit të një rruge në këtë fshat.

Si pasojë e përleshjes mes disa personave, sot ka humbur jetën një 27-vjeçar. Ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të shkaktuara dyshohet nga mjeti i mprehtë.

Lëndime të rënda ka pësuar edhe babai i tij, i cili aktualisht po trajtohet në spital, transmeton Klankosova.tv.

Të ngajshme

Bota ka qetësi, Trump njofton marrëveshjen totale me Iranin

Rrezarta Ramaj

Vrasja në Kobaj merr kthesë të re – arrestohet edhe nëna e të dyshuarit, dyshohet se nxiti krimin

Rrezarta Ramaj

Çfarë dihet deri tani? Viktima në fluturimin Zvicër–Kosovë dyshohet të jetë 34-vjeçar

Rrezarta Ramaj