Telenews

Trupat britanike duhet të jenë të gatshme për luftë me Rusinë, thotë zyrtari i lartë i ushtrisë

Trupat britanike duhet të paralajmërojnë familjet e tyre se mund të shkojnë për të luftuar kundër Rusisë, ka deklaruar Oficeri i Urdhrit në Britani, Paul Carney.

Ushtari me pozitë të lartë tha se bota po përballet me realitete të reja, dhe se Britania është gati për të kundërshtuar çdo agresion.

“Është e rëndësishme që të përgatisim të dashurit dhe familjet tona, të cilët shpesh kanë rolin më të vështirë në mungesën tonë. Kërkesa ime është që ju të keni diskutime me ta tani për një vendosje të mundshme. Bota ka ndryshuar dhe ne duhet të jemi të përgatitur për realitete të reja”, ka shkruar ai në rubrikën e tij mujore për revistën Soldier

Marinsat mbretërorë janë të vendosur në ambasadën e Britanisë në Kiev, ndërsa mijëra ushtarë ukrainas po marrin trajnime thelbësore në tokën britanike, raporton DailyMail.

Të ngajshme

Konfirmohet nga Policia dhe Prokuroria arrestimi i drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

Rrezarta Ramaj

Përdori emrin e Dua Lipës për të shitur produkte pa leje, këngëtarja shqiptare fiton betejën ligjore

Rrezarta Ramaj

“Isha plotësisht i tronditur”, Harry Kane rrëfen momentin e fitimit të Topit të Artë

Rrezarta Ramaj