Telenews

U hodh me litar nga një lartësi mbi 50 metra, nga ajo lartësi hodhi edhe iPhone 14 – mrekullisht nuk u dëmtua fare telefoni

u-hodh-me-litar-nga-nje-lartesi-mbi-50-metra,-nga-ajo-lartesi-hodhi-edhe-iphone-14-–-mrekullisht-nuk-u-demtua-fare-telefoni

Akoma pa kaluar shumë ditë që nga prezantimi dhe fillimi i shitjes, telefoni i ri nga Apple, iPhone 14 i është nënshtruar një sërë testesh ekstreme.

Kompania e aksesorëve për telefonave të mençur Mous, i vendosi një kornizës mbrojtëse telefonit më të ri nga Apple, për të parë nëse i ndihmon të mbijetojë gjatë rrëzimeve, transmeton Telegrafi.

Drejtori ekzekutiv i Mous, James Griffith, mori pjesë në hedhjen me litar nga një lartësi mbi 50 metra, nga ku edhe hodhi telefonin e ri të Apple.

Për çudi, pasi përfundoi në tokë, korniza e ndihmoi iPhone 14 t’i mbijetojë këtij rrëzimi.

“Nuk e di nëse ishte më e frikshme hedhje me litar nga ajo lartësi apo ideja e shkatërrimit të iPhone 14”, tha me një dozë humori Griffith. /Telegrafi/

Të ngajshme

Google lanson modelet Gemini 3.5 Flash dhe Gemini Omni AI

Valjeta Turkaj

BE ndalon aplikacionet që krijojnë imazhe të rreme me IA

Valjeta Turkaj

Elon Musk humbet padinë kundër OpenAI

Valjeta Turkaj