Ortopedi Sami Delijaj, nga QKUK-ja, ka thënë se Pajaziti është liruar nga klinika të premten dhe është operuar në krahun e majtë.
“Ështe liruar të premten pas ndërhyrjes kirurgjike që është kryer në krahun e majtë, njëkohësishti është hequr preva dhe i është vendosur osteosinteza respektivisht është bërë reponimi i hapur, gjendja e përgjithshme dhe lokale ka qenë e mirë stabile është lëshuar për trajtim të mëtejm ambulantor në burgun e sigurisë së lartë me urdhër të prokurorit, i është caktuar edhe kontrolla e vazhdueshme nga ana specialistike ortopedike”, kanë thënë nga Ortopedia.
Tutje ka potencuar se lëndimi i tij ka qenë i madh si dhe ka pasur thyerje.
“Ka pas operim në krahë, faktikisht ka qenë lëndimi shumë i madh, janë lëndu të gjitha elementet e indeve të buta duke përfshirë edhe kocken me një thyerje të shumëfishtë i ështe bërë osteosinteza respektivisht operacioni, dhe për momentin gjendja lokale dhe e përgjithshme është stabile”, tha Sami Delijaj nga Klinika e Ortopedisë.

