Telenews

Ukraina rrëzon 13 nga 14 dronët ruse në tri rajone

teknologjia-kunder-droneve-mbron-objektet-e-rendesise-se-vecante

 

 

Mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 13 nga 14 dronët e lëshuar nga Rusia mëngjesin e 29 majit në tri rajone, thanë Forcat Ajrore ukrainase përmes një postimi në Telegram.

“Si rezultat i luftimeve kundërajrore, 13 dronë Shahed janë rrëzuar në rajonin e Mikolajivit, Kirovohardit dhe Rivnes”, u tha në postim.

Ende nuk ka raportime për viktima apo dëme.

Ndërkaq, guvernatori i rajonit jugor rus Krasnodar, Veniamin Kondratyev, shkroi në Telegram se një dron ukrainas është rrëzuar nga mbrojtja ajrore ruse mbi qytetin e Armavirit. Kondratyev nuk raportoi për viktima apo dëme.

Që kur ka nisur pushtimin e Ukrainës më 2022, Rusia sulmon rajonet ukrainase me armë të ndryshme, përfshirë dronë, raketa dhe armë të tjera.

Pavarësisht dëshmive, Moska mohon se sulmon civilët në Ukrainë./rel

Të ngajshme

Protestat në Francë, dëmet deri në 1.2 miliardë euro

Rrezarta Ramaj

Austria ndan nga 500 euro për çdo fëmijë të lindur nga viti 2027 –

KushtrimGuraj

Kriza e financimit detyron OKB-në të ndërpresë ndihmat për 500 mijë njerëz në Gaza –

KushtrimGuraj