Telenews

Ukraina siguron lirimin e 49 personave nga shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë

Ukraina ka siguruar lirimin e 49 personave nga robëria ruse, në shkëmbimin e fundit të të burgosurve me Moskën, ka bërë të ditur të premten presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Shkëmbimi i fundit që nga nisja e luftës në shkurt të vitit 2022, u ndërmjetësua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka thënë një zëdhënës i agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës, raporton AP.

Shefi i shtabit të Zelenskyt, Andriy Yermak, ka bërë të ditur në aplikacionin e mesazheve Telegram se ukrainasit e liruar përfshinin shtatë civilë, si dhe personel nga forcat e armatosura, garda kombëtare, policia dhe shërbimi i rojës kufitare.

Ukraina nuk bëri të ditur se sa rusë ishin liruar, ndërkaq Moska ende nuk ka komentuar mbi shkëmbimin.

Kievi dhe Moska kanë shkëmbyer shpesh të burgosur që nga pushtimi i plotë i Rusisë, dhe shkëmbimi i së premtes ishte i dyti që kur Ukraina filloi një inkursion ndërkufitar në rajonin e Kurskut të Rusisë në fillim të gushtit.

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj